Vlorë, flakët dhe tymi zgjojnë lagjen

Momenti i djegies së makinave të dy kushërirave...

“BalkanWeb” ka siguruar momentin kur dy automjete në Vlorë janë përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:37, në lagjen Pavarësia.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se mjetet e shkrumbuara janë në pronësi të shtetaseve me inicialet K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë, të cilat janë kushërira me njëra-tjetrën. Sipas Mehmetit, mjetet, të cilat janë shkrumbuar nga flakët, një ‘Volkswagen’ me targat AB 022 Bl dhe tjetri ‘Ford’ me targën Aa 401 Xf, ishin parkuar përpara një marketi, i cili ka kamera sigurie por është i mbyllur me pushimet e fundvitit.

Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo bëhet fjalë për një defekt teknik.