Vjosa Osmani në SHBA, në fokus normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për çështjet europiane Donfried si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për takimin Nënsekretarja e Shtetit, thotë se një nga çështjet e diskutuara ishte dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.

Presidentja Osmani, ka takuar edhe drejtorin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit, takim që vjen pas refuzimit nga qeveria e Kosovës të projektit të gazsjellesit

“Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në veçanti, Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancën ekonomike në vend”, thuhet në njoftim.