Vijojnë shkeljet e masave anticovid, gjobiten me nga 1 mln lekë 3 lokale në Korçë

Këto subjekte private janë kapur në shkelje nga policia dhe gjobitur me 10 milion lekë të vjetra secila.

Masat anticovid vijojnë të shkelen, jo vetëm nga individët për vendosjen e maskës, por edhe nga pronarët e lokaleve, edhe pse gjoba ndaj tyre është e konsiderueshme, 1 milion lekë.

Së fundi, 3 lokale në qytetin e Korçës, të cilat kanë shkelur aktin normativ duke organizuar festë në ambientet e brendshme dhe vazhduar aktivitetin e tyre pas orarit të lejuar, janë ndëshkuar, transmeton A2News.

Këto subjekte private janë kapur në shkelje nga policia dhe gjobitur me 10 milion lekë të vjetra secila.