Vdes mjeku kinez që zbuloi koronavirusin e ri

Doktor Li Wenliang njoftoi në dhjetore se një virus i ngjashëm me SARS ishte shfaqur në një treg lokal produkte deti në qytetin Wuhan të Kinës.

Doktori Li Wenliang, i cili paralajmëroi për herë të parë mbi rrezikun e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në Kinë, vdiq nga epidemia.

Li u shtrua në spital më 12 janar me dyshimin se ishte infektuar me koronavirusin e ri nga një pacient i tij, dhe më 1 shkurt u konfirmua se mbante koronavirusin e ri.

Mjeku kinez, i cili njoftoi në dhjetor se një virus i ngjashëm me SARS ishte shfaqur në një treg me produkte deti, vdiq në një spital, ku ai mbahej nën mbikëqyrje mjekësore pas diagnostikimit me koronavirusin e ri.

Li punoi në një spital në Wuhan dhe paralajmëroi për rrezikun e një epidemie duke shkruar në postimin që kishte bërë në një grup bashkëbisedimi në celular se kishte futur në karantinë 7 pacientë të prekur nga koronavirusi i ri.

Pas mesazheve të mjekut, policia e Wuhan filloi një hetim kundër tij me akuzën e “përhapjes së thashethemeve”.

Pas vdekjes së Li, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) postoi një mesazh në llogarinë e saj në «Twitter»: “Jemi shumë të hidhëruar nga vdekja e dr. Li Wenliang. Ne të gjithë i jemi mirënjohës për studimet që bëri për 2019-nCoV”.