Vdes edhe i plagosuri tjetër nga Laçi që e zunë rrënojat e uzinës

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Dashamir Hajha, 22 vjeç, personi i dytë i plagosur rëndë nga shembja e godinës në Laçit te shtunen, teksa mbidhte skrap.

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Dashamir Hajha, 22 vjeç, personi i dytë i plagosur rëndë nga shembja e godinës në Laçit te shtunën, teksa mblidhte skrap.

Dje ndërroi jetë shoku i tij, Dritan Lamaj, 27 vjeç.

Njoftimi i policisë për ditën kur ndodhi ngjarja (e shtunë)

Me datë 07.07.2018, rreth orës 13:15, tek ish – Uzina e superfosfatit në Laç – Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.