Vaj hashashi dhe 200 kg kanabis, arrestohen katër krutanët

Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre.

Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre.

Të kapur në flagrancë bashkë janë Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, të gjithë banorë të Krujës. Ata u kapën në aksin rrugor Fushë Krujë- Mamurras

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.