Ushtria turke shkatërroi strehimore të PKK-së në Irak

Nga TSK-ja është konfirmuar se në sulmet e kryera në rajonin Zap dhe Avasin Basyan janë shkatërruar strehimore që kanë përdorur terroristët, depo municioni dhe armatim

Forcat e armatosura turke (TSK) kryen sulme ajrore ndaj pozitave të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga TSK-ja është konfirmuar se në sulmet e kryera në rajonin Zap dhe Avasin Basyan janë shkatërruar strehimore që kanë përdorur terroristët, depo municioni dhe armatim.

PKK është organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tre dekadashe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.