Ushtarët izraelitë arrestojnë 10 palestinezë

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmë në disa lokacione në mbarë Bregun Perëndimor arrestuan palestinezë nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitete terroriste

Forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar dhjetë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmë në disa lokacione në mbarë Bregun Perëndimor arrestuan palestinezë nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.

Palestinezët janë arrestuar për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

Forcat izraelite thuajse çdo ditë kryejnë operacione në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor dhe nën arsyetime të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Të dhënat tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.400 palestinezë, mes të cilëve 350 të mitur dhe 62 gra.