Ukraina heq imunitetin për deputetët

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin i cili parashikon heqjen e imunitetit për deputetët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, u miratua me 373 vota nga 404 deputetë projektligji për heqjen e imunitetit për parlamentarët.

Sipas projektligjit të miratuar, deputetët do të mund të gjykohen pa lejen e parlamentit.

Ligji, i cili nuk përfshin ndjekjen penale të deputetëve për preferencat e tyre politike dhe fjalimet politike që nuk përmbajnë fyerje, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2020.