U masakrua 7 herë me thikë dhe humbi shumë gjak, shqiptari i plagosur kyç gojën para policëve, nuk e tregon autorin

Një 30-vjeçar shqiptar është plagosur me 7 herë me thikë në ditën e Krishtlindjes në Greqi. Sipas mediave greke ai rrezikoi të humbiste jetën, por gjithsesi nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Therissos, Heraklion.

Policia mori njoftim për ngjarjen në orën 6 të ditës së djeshme. Një grup njerëzish u përleshën me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre sulmoi të riun shqiptar dhe menjëherë u largua nga vendngjarja

I plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe u mor menjëherë me ambulancë për t’u dërguar në spitalin e Venizelios. Atje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë.

Ai nuk pranoi të përmendte asnjë emër për të çuar në zbulimin e agresorit që e qëlloi me thikë. Policia po përpiqet të identifikojë autorin nga dëshmitë dhe materialet filmike nga kamerat në zonë.