“Turqia nuk mund të presë as edhe një minutë”

“Qëllimi i Turqisë është i hapur dhe i qartë. Të eliminojë korridorin e terrorit në kufirin tonë. Të luftojë me PKK-në, armikun e popullit kurd. Të luftoj me DEASH-in dhe parandalimin e rifuqizimit të tij”, shkroi Altun ne Twitteri

0

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, tha se Turqia në Siri ka vepruar me durim dhe në harmoni me aleatët, por tani nuk mund të presë as edhe një minutë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi i Turqisë është i hapur dhe i qartë. Të eliminojë korridorin e terrorit në kufirin tonë. Të luftojë me PKK-në, armikun e popullit kurd. Të luftoj me DEASH-in dhe parandalimin e rifuqizimit të tij. Siria nuk ka nevojë për okupimin e PKK-së por për një qeverisje lokale”, shkroi Altun në Twitteri.

Altun theksoi se PKK ka bërë pastrim etnik në rajonet që i ka marrë nën kontroll dhe se ka eliminuar çdo lloj opozite, veçanërisht demokratët kurdë, gjë e cila është konfirmuar nga shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Është e dobishme që të bëhet një rikujtim për ato që mendojnë se SDG/YPG/PKK është më e besueshme nga Turqia në rajon për të luftuar DEASH-in. SDG/YPG/PKK, pas vendimit të tërheqjes së ushtarëve të Trumpit, kishte biseduar për lirimin e 3.200 të burgosurve të DEASH-it. Turqia deri më tani në Siri ka vepruar me durim dhe në harmoni me aleatët, por tani nuk mund të presë as edhe një minutë”, tha Altun.

“Jeta e turqve, kurdëve dhe arabëve është nën kërcënim. Në rajonet që do të shpëtohen nga PKK, në vend të okupimit të terroristëve do të jenë shërbimet e ofruara nga Turqia. Operacionet Dega e Ullirit dhe Mburoja e Eufratit, kanë treguar se Turqia është një shembull i mirë në aspektin e administrimit dhe sigurisë për të gjithë sirianët”, shtoi Altun.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.