Turqia kritikon raportin kontradiktor të SHBA-ve për të drejtat e njeriut

Ministria turke akuzoi raportin kontradiktor të SHBA-ve se përshkruan terroristët dhe ata që mbështetën grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi si “të burgosur politikë”

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka kritikuar një raport të SHBA-ve për të drejtat e njeriut që përmban “akuza të rreme, informacione të pasakta dhe komente të njëanshme” mbi Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme tha se përpjekjet turke për të luftuar terrorizmin janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, megjithatë raporti pasqyroi Turqinë si një shkelës.

Ministria turke po ashtu akuzoi raportin kontradiktor të Departmentit të Shtetit të SHBA-ve se përshkruan terroristët dhe ata që mbështetën grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi si “të burgosur politikë”.

Ministria theksoi se Ankaraja është e zhgënjyer që Washingtoni nuk është në gjendje të kuptoj luftën e Turqisë kundër grupeve të ashpra terroriste, veçanërisht të PKK-së, FETO/PYD-së, DEASH-it dhe DHKP-C-së.