Turqi, zhduket monoliti misterioz

Shtylla metalike u gjet më 5 shkurt në mes të një fushe të zbrazët në afërsi të Göbeklitepe, shtëpia e tempullit më të vjetër në botë...

Monoliti misterioz, që u shfaq kohët e fundit në provincën Şanlıurfa të Turqisë juglindore tani është zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtylla metalike e gjatë 3 metra u gjet më 5 shkurt në mes të një fushe të zbrazët në afërsi të Göbeklitepe, shtëpia e tempullit më të vjetër në botë. Vendasit sot vunë re se nuk ishte më atje.

Në bllokun e gdhendur me fjalë në Gökturk, shkrimi i vjetër turk, shkruante: “Shikoni qiellin, shihni hënën”.

Kur u shfaq për herë të parë në vendin historik, shumë qytetarë vizituan vendin për të parë shtyllën metalike, ndërkohë banorët e lagjes thanë se kanë frikë dhe presin që zyrtarët të zbulojnë më shumë rreth kësaj.Ende nuk dihet se kush e instaloi, dhe më pas hoqi monolitin.