Turqi, mbahet ceremoni shtetërore për dëshmorët nga rrëzimi i helikopterit

Mbahet ceremoni shtetërore e varrimit të 11 dëshmorëve, të cilët humbën jetën në rrëzimin e helikopterit ushtarak

Ushtarët turq të martirizuar në rrëzimin e helikopterit u nderuan në ceremoni shtetërore dhe ushtarake të varrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e 11 ushtarëve të martirizuar, ishte dhe një komandant i korpusit, kurse dy ushtarë të tjerë u plagosën kur një helikopter ushtarak u rrëzua dje në provincën lindore Bitlis.

Helikopterin ushtarak i tipit “Cougar”, i cili u ngrit nga Bingoli për në qarkun Tatvan të Bitlisit në ora 13:55 sipas kohës lokale, humbi kontaktin në ora 14:25 sipas kohës lokale.

Ceremonia shtetërore u mbajt në Xhaminë Ahmet Hamdi Akseki në kryeqytetin Ankara për Komandantin e Korpusit të 8-të gjenerallejtënant Osman Erbaş, si dhe ushtarakët e tjerë: Nazmi Yılmaz, Şentürk Aydınyer, Salih Sarıoğlu, Mehmet Demir, Ömer Umulu, Tayfun Kureş, Gökhan Uysal, Şükrü Karadirek, Tolga Demirci dhe Hakan Gül.

Namazet e xhenazes u falën pas namazit të Xhumasë.

Duke folur në ceremoni, presidenti Recep Tayyip Erdoğan shprehu durim për familjet e dëshmorëve dhe përcolli ngushëllimet e tij.

Erdoğan e kujtoi gjenerallejtënantin Erbaş-in me mirënjohje, duke thënë se ai ishte një person shumë i përulur.

Në ceremoni gjithashtu të pranishëm ishin Kryetari i Parlamentit Mustafa Şentop, zv/presidenti Fuat Oktay, udhëheqës të partive politike, si dhe ministra, komandantë dhe zyrtarë.

Kufomat e martirëve Erbaş, Aydınyer, Sarıoğlu, Kureş dhe Uysal do të varrosen në Ankara, ndërsa Karadirek do të varroset në provincën perëndimore Afyonkarahisar më vonë gjatë ditës.

Dëshmorët e tjerë do të dërgohen në vendlindjet e tyre për t’u varrosur të shtunën.

Para ceremonisë shtetërore, një ceremoni ushtarake u mbajt në provincën lindore Elazığ me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Yaşar Güler, zv/ministrit të Brendshëm Ismail Çataklı, Guvernatorit të provincës Elazığ, Erkaya Yırık, Guvernatorit të provincës Bingol, Kadir Ekinci, komandantë të tjerë, familjet e dëshmorëve dhe zyrtarë.

Pas ceremonisë ushtarake, trupat e dëshmorëve u dërguan në Ankara për ceremoninë shtetërore.Turqi, mbahet ceremoni shtetërore për dëshmorët nga rrëzimi i helikopterit