Tiranë, tentoi të arratisej, ndalohet në kufi vajza nga e shpallur në kërkim

Policia Kufitare e Rinasit ndaloi një 27-vjeçare nga Tirana e cila po tentonte të dilte jashtë vendit.

Policia Kufitare e Rinasit ndaloi një 27-vjeçare nga Tirana e cila po tentonte të dilte jashtë vendit.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet D.P., e cila ishte e shpallur në kërkim për “mashtrim”.

Nuk jepen detaje të hollësishme nga policia lidhur me veprimtarinë antiligjore të vajzës së re.

Raportohet se gjykata ka caktuar ndaj saj në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ajo do të paraqitet para gjykatës ku do të bëhet edhe njëherë vlerësimi i masës, raporton Sot.

E reja u izolua në Policinë e Tiranës deri kur të zhvillohet seanca në gjykatë.