Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Policia ka njoftuar se është plagosur shtetasi me iniciale L.H 31-vjeç, i cili ndodhet se është jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.