Tiranë, ja si bëhen testet e shpejta në një vatër infeksioni

Përgjigjja për 15-30 minuta...

Kryeministri Edi Rama publikon një video në “Facebook”, që tregon aplikimin e testeve të shpejta anti-Covid në Tiranë.

Në video shfaqen punonjësit shëndetësorë, që shkojnë në një vatër infeksioni dhe kryejnë testet e shpejta dhe iu japin përgjigjen personave brenda 15-30 minutave.

“Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19. Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 👍🏼 🏥 👩🏻‍⚕️👨‍⚕️Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Rama.