Tiranë, artistët nga Turqia interpretojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit

Tiranë, artistët nga Turqia interpretojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit

Artistët nga Turqia, Mehmet Çelik dhe Atilla Altunkeser, interpretuan në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit, për artdashësit shqiptarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Performanca e tyre u ndoq nga artdashësit e Tiranës, ndërsa ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë së Stambollit, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe artistë e personalitete të ndryshme.

Dy artistët nga Turqia, pjesëtarë të Grupit të Xhazit të Bashkisë së Stambollit, kanë marrë pjesë në festival me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, ndërsa ata kanë interpretuar edhe në qytetin e Fierit mbrëmë.

Drejtori i Orkestrave të Bashkisë së Stambollit, Celal Sevencan, duke folur për AA tha se si festivalin e xhazit ashtu edhe festivale të tjera i shikojmë si një bashkëpunim dhe njohje mes shteteve.

“Muzika pranohet që është gjuha e përbashkët e botës dhe ne këtë e shikojmë si një mjet komunikimi kulturor. Kultura shqiptare dhe turke nuk është një kulturë e lidhur sot, por është një kulturë e lidhur shumë kohë më përpara, që nga periudha osmane. Brezat e rinj duhet që këtë kulturë, këtë marrëdhënie kulturore duke e avancuar nëpërmjet muzikës ta shpërndajnë në shoqëritë tona”, tha Sevencan.

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Xhazit që filloi më 24 korrik, do të vazhdojë deri më 28 korrik në Tiranë dhe Fier, ndërsa marrin pjesë artistë dhe grupe të xhazit nga Shqipëria, Turqia, Bosnje dhe Hercegovina, Austria, Belgjika, Kina, Greqia, Italia, Izraeli, Holanda, Serbia, Spanja, Suedia dhe SHBA.

Festivali organizohet me mbështetjen e M