Në Podujevë, qytet verilindor i Kosovës, sot u bë përurimi i “Projektit të Furnizimit me Inventar të Kopshtit Armela”, projekt i realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Arsimit të Komunës së Podujevës, Agim Blakqori, si dhe stafi shkollor, prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Në fjalën e saj, ambasadorja Kılıç deklaroi se ndihet shumë e lumtur për të qenë e pranishme në përurimin e këtij projekti të realizuar nga TIKA, ku u shpreh se janë shumë krenarë për projektet e realizuara nga kjo agjenci.