Tesla ndërton një robot njeri për punë të rrezikshme

CEO i Tesla Elon Muks tha se kompania e tij është duke punuar në një robot humanoid dhe vitin e ardhshëm pritet të ndërtojë një prototip.

Për ndërtimin e robotit Tesla do të përdorë gjithë eksperiencën me makinat e automatizuara në fabrikat e saj si dhe harduerin e softuerin që gjendet pas autopilotit të makinave Tesla.

 

Musk ka qenë një prej zërave më të fortë që ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet inteligjenca artificiale, por robotit i Tesla është një prototip në nivel mekanik dhe përdoruesit mund ta menaxhojë dhe mbajë nën kontroll.

Sipas kompanisë roboti do të jetë 172 centimetra i gjatë dhe të peshojë 56 kilogram. Fytyra e tij do të jetë një ekran. Brenda kompanisë quhet Optimus.

Në uebsajtin e kompanisë thuhet se roboti është ndërtuar për të kryer detyra “të rrezikshme, përsëritëse ose të mërzitshme.”

Zbulimi erdhi në prezantimin Tesla’s AI Day ndërsa detajet Musk i paraqiti përmes një prezantimi në PowerPoint. /PCWorld Albanian