Tërmeti në Turqi: Shkon në tre numri i viktimave shqiptarë nga Kosova

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik,

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News. Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.

Më herët Ambasada e Kosovës në Ankara, kishte konfirmuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, u tha në njoftimin e ambasadës në Twitter. /gazetametro.net