Tërmeti në Turqi, reagon Basha: Të gjithë mendimet tona janë për popullin turk në këto momente

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe u ndje në 4 shtete duke shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe u ndje në 4 shtete duke shkaktuar vdekjen e disa personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Basha shkruan se po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Kreu i PD inkurajon dhe solidarizohet me popullin dhe autoritetet e Turqisë.

“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajë dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”, shkruan Basha.

Basha Twitter