Tërmeti në Izmir, të paktën 4 jetë të humbura dhe 120 të plagosur

"Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, katër qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 120 janë lënduar", thuhet në njoftimin e AFAD...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 120 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, katër qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 120 janë lënduar”, thuhet në njoftimin e AFAD.

AFAD gjithashtu njoftoi se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.