Teleskopi James Webb mahnit me foto të universit

Teleskopi James Webb arriti të kapë imazhe të disa prej objekteve ndëryjore më të njohura nga astronomët.

Hulumtuesit kapën imazhin më të detajuar të Shtyllave të Krijimit, një grumbull yjesh në Eagle Nebula afro 6500 vite dritë larg.

Imazhi tregon shumë më tepër detaje sesa ai I kapur nga teleskopi Hubble në 2014 e madje vihet re një galaktikë në sfond.

Yjet e reja janë pika e kuqe që shkëlqejnë dhe llogaritet se janë vetëm qindra vite të rinj. Ngjyra e kuqe e shtyllave janë si rezultat i reaksioneve të cilat I japin energji hidrogjenit duke e shtyrë dhe krijuar format e kapura nga teleskopi.

Galaktikat nuk vihen re në sfond për shkak të gazit yjor dhe pluhurit të Rrugës së Qumshtit që bllokon pamjen e objekteve të largëta në një hapësirë të dendur.

Imazhi i parë i Hubble i Shtyllave të Krijimit vjen nga 1995 por teknologjia  e kohës tregoi vetëm një numër të vogël të yjeve në këtë hapësirë.

Një imazh tjetër në 2014-ën solli më tepër detaje. Megjithatë ajo që ka arritur të prodhojë James Webb është përtej çdo zbulimi deri më sot.

Shkencëtarët shpresojnë se James Webb do ti ndihmojë të rimodelojnë formacionet yjore falë të dhënave më të sakta të teleskopit. E gjitha kjo mund të ndihmojë njerëzimin të kuptojë fazat e para të krijimit të universit. /PCWorld Albanian