Telekomi Slloven nxjerr në shitje operatorin celular në Kosovë IPKO

IPKO zotëron 36.1% të tregut celular në Kosovë pas Vala me 49.95%. Në tregun e shërbimeve fikse IPKO ka 18% të tregut të telefonisë fikse.

Telekom Slloven lajmëroi ditën e Premte se ka nisur përgatitje e procedurave për shitjen e të gjitha aksioneve të saj në operatorin e dytë celular më të madhe në vend dhe të parin për internet fiks IPKO Telecommunications.

Sipas grupit të Telekomit Slloven, shitja është pjesë e strategjisë së kompanisë 2019-2023 për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon.

IPKO zotëron 36.1% të tregut celular në Kosovë pas Vala me 49.95%. Në tregun e shërbimeve fikse IPKO ka 18% të tregut të telefonisë fikse.

Nga 323 mijë abonentë të internetit fiks, IPKO është lideri i tregut me 36.3% ndjekur nga Kujtesa me 26.3%.

Në Mars të 2018-ës Telekomi Slloven u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications pasi bleu edhe 6.89% të aksioeve të cilat nuk i kishte në pronësi.

IPKO është themeluar në 1999 si një prej ofruesve të parë të shërbimeve të internetit broadband në vend. Ajo ofron akses në internet përmes rrjetit kabllor HFC si dhe teknologjive celulare 2G/3G/ dhe 4G LTE. /PCWorld Albanian