Teknologjitë moderne dhe kostumet mbledhin në Moskë të pasionuarit nga gjithë bota

Festivali i quajtur "MCC2018", u hap të shtunën dhe tërhoqi një numër të madh të të pasionuarve nga e mbarë bota, të cilët kanë pasion librat komik, fantashkëncën, teknologjinë që është fjalë e fundit

Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, po mbahet festivali “Con Comic”, i cili i është dedikuar industrisë kompjuterike dhe lojërave, teknologjisë moderne, kostumeve, librave komik dhe argëtimit interaktiv, shkruan Anadolu Agency (AA).

Festivali i quajtur “MCC2018”, u hap të shtunën dhe tërhoqi një numër të madh të të pasionuarve nga e mbarë bota, të cilët kanë pasion librat komik, fantashkëncën, teknologjinë që është fjalë e fundit, por edhe entuziastët e botës së animuar, lojërave, e-sportit dhe të ngjashme.

Festivali në fjalë është një destinacion i shumë “lojtarëve”, të cilët gjatë dy ditëve të mbajtjes së festivalit do të kenë mundësi të demonstrojnë aftësitë e tyre në garat që do të mbahen.

Në të njëjtën kohë do të organizohet edhe gara në të cilën do të zgjidhet kostumi dhe makijazhi më i mirë, por do të organizohen edhe seminare ku vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë diçka të re.

Festivali ka edhe një hapësirë të ndarë për familjet, ku të vegjlit mund të luajnë dhe të argëtohen.

Përveç punëtorive, janë planifikuar takime me autorë rusë dhe të huaj, intervista, gara, revista, turne në cybersport dhe një sërë aktivitetesh tjera.