Qemal Kovaçi ruan traditën prej katër brezash të familjes së tij në ushtrimin e profesionit të kovaçit. Zanatin e ka trashëguar nga babai i tij dhe prej mëse 45 vitesh vazhdon ta ushtrojë me pasion, ndërsa stafetën do ia lere djalit të tij.
Në punishten e tij përgatiten edhe këmborët për bagëtitë për të cilat mjeshtri tregon se sekreti qëndron tek tingulli që duhet të ketë secila
Qemali është ndër të paktët artizanë që vazhdon të ruajë traditën, ndërsa me kalimin e viteve kovaçët janë duke mbetur më të paktë në numër./topchannel