Tajlandë, 11 fëmijë të shpëtuar nga shpella, operacioni vijon

Një person i 11-të u shpëtua këtë të martë nga shpella komplekse e mbushur me ujë në Tailandë, ku 12 djem dhe trajneri i tyre qëndronin të bllokuar prej më shumë se 2 javësh.

Një person i 11-të u shpëtua këtë të martë nga shpella komplekse e mbushur me ujë në Tailandë, ku 12 djem dhe trajneri i tyre qëndronin të bllokuar prej më shumë se 2 javësh. Ekipet e shpëtimit synojnë që të nxjerrin brenda kësaj të marte edhe 2 personat e të mbetur në shpellë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters, fëmijët e shpëtuar janë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. 8 prej djemve u nxorën nga shpella përgjatë 2 ditëve të para të operacionit, 4 të dielën dhe 4 të hënën.

Kreu i operacionit, Narongsak Osottanakorn tha se faza e fundit do të jetë më e vështira për shkak se bashkë me personin e fundit të mbetur në shpellë do të kthehen edhe 3 marinsat që i kanë shoqëruar përgjatë këtyre ditëve, raporton klan.

Pas nxjerrjes së fëmijëve të parë, vetë ekipet arritën që t’ia merrnin dorën operacionit dhe kjo bëri që djemtë, të moshës 11-16 vjeç të nxirreshin më shpejt. Megjithatë ky operacion nuk ka qenë shumë i lehtë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në shpellë, shkaktuar nga reshjet e shiut.