Tag Tiranë

Vendimet, ngrihet qendra e pestë sociale në Tiranë dhe krijohet Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”

Pas hapjes së katër qendrave të para sociale, në Kombinat, në Laprakë, në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe në Njësinë 4, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e sotme të miratojë edhe ngritjen e qendrës sociale “Strehëza Tiranë”. Kjo qendër do të vendoset brenda ambienteve të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë dhe është ideuar për t’i ardhur në ndihmë personave të pastrehë të ndodhur në situatë rruge.