Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi-t, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë dhe të menjëhershme që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.
“Sot dhe nesër takime intensive në Qeverinë dhe Parlamentin e Rumanisë”, shkruan Taulant Balla në një postim në Facebook.
Për Taulant Ballën, zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Ai citon raportin e ODIHR dhe thekson se zhvillimi i zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së dhënë nga Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte dijeni dhe kishte fshehur dënimin për Valdrin Pjetrin në Itali, kryebashkiak në pritje i Shkodrës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se të gjithë kryebashkiakët e djathtë do të lirojnë zyrat e tyre deri më datë 10 gusht
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar presidetin Ilir Meta se është pjesë e grupit që po bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi. Por sipas Ballës, “reforma në drejtësi nuk negociohet, vetëm zbatohet.”
Mazhoranca ka dorëzuar sot kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Taulant Balla ndodhet sot në Gramsh ku i ka dhënë mbështetje Luljeta Dollanit, e cila rikandidon në atë bashki. Kreu i Grupit Parlamentar socialist theksoi se “zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi.”
DASH: Po monitorojmë situatën politike
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla vijoi takimet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) me përfaqësues të Qeverisë gjermane si dhe me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane siç ishin zoti Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, zoti Manuel Sarrazin deputet Partisë së Gjelbërt, zoti Jurgen Martens anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë.