“Presidenti nuk heziton dhe veçse u kujton shqiptarëve se është pjesë e një grupi i cili bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi. Edhe kjo përpjekje sot vjen për të penguar hyrjen në fuqi, të ligjit të fundit të paketës të reformës në drejtësi. Ai nuk ka gjë në dorë veçse të pengoj me ditë e javë një ligj shumë të rëndësishëm, pjesë e paketës së reformës në drejtësi që u miratua këtu në sallë edhe me votat tuaja”, tha Balla në Kuvend, raporton Top Channel.
Balla paralajmëroi një hetim të plotë parlamentar ndaj Metës, për dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.
“Ne do t’i hapim rrugën një hetimi të plotë të një shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti. Ajo zyrë duhet liruar urgjentisht për të rivendosur autoritetin e Presidentit të Republikës në kushtet e respektimit të Kushtetutës, por edhe një figurë që duhet ta bashkojë Shqipërinë dhe jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita pas 30 qershorit”, tha Balla.