
Hetuesit amerikanë besojnë se Irani apo grupet e mbështetura prej tij kanë përdorur eksplozivë për të dëmtuar 4 çisterna nafte që ishin nisur nga brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë së dielës.

Katër ambasadat kryesore në vend, ajo e SHBA, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë kanë reaguar në lidhje me protestën që do të organizohet sot nga opozita, duke bërë thirrje për tubim paqësor.

"Ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e një konflikti që do të ndodhte aksidentalisht me përshkallëzim i cili nuk do të ishte i qëllimshëm nga asnjëra palë, por përfundon me ndonjë lloj konflikti", tha Hunt në Bruksel

"Irani mund të vendosë kushte për bisedime, sepse ne jemi një shtet i madh dhe se shtetet e mëdha mund të marrin vendime të mëdha", tha Felahetpishe

“Ne edhe njëherë theksojmë qartë se jemi kundër këtyre sanksioneve dhe se këto sanksione nuk do të japin rezultate të drejta”, shtoi Çelik

Trump tha se të dy ditët e bisedimeve që kulmuan pa sukses ishin “të sinqerta dhe konstruktive”, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, “mbeten shumë të forta"

Ora 18: 30 e të shtunës do ta gjej përsëri opozitën përpara kryeministrisë duke protestuar. Sikurse edhe për protestat e shkuara Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar që kjo protestë të jetë paqësore dhe larg akteve të dhunës. E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore thuhet në fillim të deklaratës është një e drejtë themelore demokratike.

Fushata presidenciale e kryebashkiakut Pete Buttigieg në SHBA ka pushtuar kopertinën e revistës “Time”. Arsyet shpjegohen që në titull, sepse është e pagjasë, e patestuar më parë dhe e paprecedentë

Zyrtarët amerikanë si Mike Pence, Mike Pompeo dhe John Bolton kanë shprehur mbështetje për tentativën për grusht shteti në Venezuelë

Një 19-vjeçar i armatosur, i identifikuar si John Earnest, hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë, përpara se të arrestohej nga policia në Poway, në veri të qytetit të San Diegos.