“SHBA dhe Irani rrezikojnë konflikt aksidental”

"Ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e një konflikti që do të ndodhte aksidentalisht me përshkallëzim i cili nuk do të ishte i qëllimshëm nga asnjëra palë, por përfundon me ndonjë lloj konflikti", tha Hunt në Bruksel

Sekretari britanik i punëve të jashtme, Jeremy Hunt, të hënën tha se SHBA dhe Irani rrezikojnë të përfundojnë në konflikt të paqëllimshëm mbi kontestin e tyre sa i përket aktiviteteve nukleare të Teheranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e një konflikti që do të ndodhte aksidentalisht me përshkallëzim i cili nuk do të ishte i qëllimshëm nga asnjëra palë, por përfundon me ndonjë lloj konflikti”, tha Hunt në Bruksel para samitit të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Kështu që ne do të ndajmë këto shqetësime me homologët e mi evropianë, me (sekretarin amerikan) Mike Pompeo”, tha ai gjatë një deklaratë për Sky News sapo arriti në Bruksel.

Hunt nënvizoi se është i nevojshëm mirëkuptimi për dëshirat e çdonjërës prej palëve.

“Më shumë se gjithçka, ne duhet të sigurohemi se nuk do të përfundojmë duke e shtyrë Iranin prapa në rrugën e denuklearizimit”, tha ai.

Ai theksoi se “Irani i nuklearizuar” mund të bëjë që vendet fqinje gjithashtu të kërkojnë “të bëhen fuqi nukleare”.

“Kjo tashmë është rajoni më i paqëndrueshëm në botë dhe kjo do të ishte një hap masiv në drejtim të gabuar”, tha ai.

Javën e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione të reja në katër sektorë të metalit në Iran, si komponentë e fundit e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, për “presion maksimal” ndaj Teheranit pas dërgimit të një grup të anijeve sulmuese dhe një grupi bombardues në rajon në përgjigje të kërcënimeve të paspecifikuara nga Irani.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Irani mund të vazhdojë pasurimin në nivel të lartë të uraniumit për t’iu afruar shkallës së armatimit nëse nuk mbrohen interesat e Teheranit zyrtar në “marrëveshjen nukleare” brenda 60 ditëve.

Pas tërheqjes së njëanshme të maj të vitit 2018 nga marrëveshja nukleare e vitit 2016 mes fuqive botërore dhe Iranit, administrata e Trumpit ka punuar për ta bërë marrëveshjen të dështuar, duke kërkuar disa masa, përfshirë edhe rivendosjen e sanksioneve të naftës që ishin tërhequr nga SHBA-të si pjesë e marrëveshjes.

Britania e Madhe dhe partnerët evropianë, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, besojnë se marrëveshja e arritur me Iranin në vitin 2015 duhet të vazhdojë dhe ata kanë shprehur keqardhje për tërheqjen e njëanshme amerikane nga marrëveshja.