Serbia mbajti stërvitje të mëdha ushtarake sot për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në një shfaqje të dukshme të forcës, mes tensioneve në rritje me Kosovën.
“Lista Serbe” deklaroi se do të mbështesë çdo përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës.
Në zgjedhjet për Këshillat Kombëtare, komuniteti boshnjak del me 4 lista, ai rom me 5 dhe komuniteti shqiptar me 6 lista
Të drejtë vote do të kenë vetëm ata shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët janë regjistruar në listën e veçantë të votuesve për pjesëtarët e pakicave kombëtare
"Unioni duhet të këmbëngulë që të sqarohen çështjet e hapura bilaterale dhe çështjet e kufirit", deklaroi në Beograd presidenti i Austrisë, Aleksander Van der Bellen
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se nevojitet unitet dhe përpjekje intensive për të dalë me një projektrezolutë të përbashkët
Vladan Vodosavljeviç, arkeolog i muzeut “Ras” në Novi Pazar, tha se bazuar në orientimin e varreve, mund të konstatohet dhe të jepet një interpretim që, përveç të krishterëve, në varreza është varrosur edhe popullsia muslimane
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se presidenti ka të drejtë të zhvillojë dialog me dikë të vendit tjetër, por se Kuvendi i Kosovës mund ta hedh poshtë marrëveshjen eventuale
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë serish për Kosovë, bazuar në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, përkatësisht të UMIK-ut, për gjendjen në vend.
Komisioni i BE-së njoftoi se marrëveshje të ngjashme, BE ka me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtarët e BE-së vazhdojnë negociatat për të nënshkruar një marrëveshje të menaxhimit të kufirit me Bosnjë e Hercegovinën