
33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit cilësuar nga policia si një tubim i jashtëligjshëm.

Një ditë më parë, Partia Demokratike denonconte një efektiv policie, pa uniformë në ato momente, i cili sipas PD kishte goditur Bruno Baçin, djalin e ish-deputetit të Fierit, Luan Baçi.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, mbi 60 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë demokratike në Durrës kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës administrative të apelit për zbatimin e projektit dhe kërkuan sërish ndërprerjen e punimeve.

Edhe pse kishte seance opozita nuk protestoi para Parlamentit për të ruajtur forcat për protestën e së shtunës para kryeministrisë megjithatë surprizat për deputetet e rinj të cilët u betuan nuk munguan nga të rinjtë demokrat as nga toka dhe as nga ajri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kaloi Alban Zenelit mandatin që mbahej nga demokrati Flamur Noka në Qarkun e Kukësit me 4 vota pro dhe një kundër.

Nuk kaloi as këtë herë pa vëmendjen ndërkombëtare protesta e opozitës në Shqipëri.

Me arsyetimin se tubimi cenon sigurinë kombëtare dhe jetën e deputetëve, Policia e Tiranës i ka refuzuar lejen partisë demokratike për protestën që pritet të mbahet ditën e martë para kuvendit të Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur njoftimin me postë të 57 kandidatëve nga listat e PD dhe LSI, për t’u komunikuar atyre kalimin e mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës që ishin pjesë e Parlamentit dhe krijimit të vakancave.

KQZ nis procedurat për zëvendësimin e mandateve