Tag Lulzim Basha

Lulzim Basha: Ndryshimet e Ramës për statusin e gjyqtarëve, shkelje e Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, u shpreh se “ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi”.