Tag AKEP

AKEP shtyn për herë të dytë ankandin për shitjen e frekuencave 4G

Shtyhet për herë të dytë ankandi për dhënien e të drejtave të përdorimit të tre brezave të rinj të frekuencave që do fuqizojnë kapacitet e rrjeteve 4G. AKEP kishte parashikuar nxjerrjen në shitje të frekuencave 800 mhz në 3 dhjetor, ndërkohë që gara e radhës është shtyrë për në 7 shkurt të 2019-ës.

Debati për domain-et, AKEP përplaset me organizatat joqeveritare

AKEP ka ndërmarrë disa ndryshime në rregulloren e përdorimit të hapësirës virtuale kombëtare “.al”. Pra për subjektet që duan të krijojnë një faqe web me atë domain, përdorimin e e maileve me atë domain apo për përdorime të tjera, duhet t’i shfrytëzojnë ato brenda një afati kohor, pasi sjellin pengesa për kompani të caktuara që kanë të drejtat e markës por që ajo hapësirë virtuale “.al” rezulton e zënë.