Sulmohen dy shqiptarët në Mitrovicë, goditen nga një turmë personash të maskuar

Dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar fizikisht në veri të Mitrovicës nga një grup prej 15-20 personash. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës. Sipas dëshmive paraprake disa prej personave ishin të maskuar, ndërkohë që autoritetet…

Dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar fizikisht në veri të Mitrovicës nga një grup prej 15-20 personash.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

Sipas dëshmive paraprake disa prej personave ishin të maskuar, ndërkohë që autoritetet në Kosovë po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e agresorëve.

Një prej shqiptarëve ka marrë lëndime të shumta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.