Sulm i armatosur në Holandë, njoftohet për të plagosur

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sheshin 24 Tetori në qytetin Utrecht të Holandës, njoftoi policia e vendit

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sheshin 24 Tetori në qytetin Utrecht të Holandës, njoftoi policia e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një njoftimi, policia bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar të plagosur.

Sipas njoftimit, sulmi është realizuar brenda një tramvaji, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë policë dhe ekipe shëndetësore.

Ndërkaq, sipas mediumeve holandeze, rrugët përreth sheshit janë mbyllur për trafik, ndërsa arsyeja e sulmit ende ngelet e paqartë.