Sudan, hapet universiteti i premtuar nga Presidenti turk Erdogan

Universiteti i Shkencave Shëndetësore hapi Shkollën e Lartë të Shërbimeve Shëndetësore Nyala në Sudan...

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti premtimin për të hapur një universitet në Sudan.

Universiteti i Shkencave Shëndetësore hapi Shkollën e Lartë të Shërbimeve Shëndetësore Nyala në Sudan.

Në deklaratën e bërë nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore rikujtohet se Presidenti Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në Universitetin e Hartumit (24-25 dhjetor 2017) kishte premtuar se Universiteti i Shkencave Shëndetësore do të hapë në Sudan një universitet të shëndetësisë.

Sipas deklaratës Shkolla e Lartë e Shërbimeve Shëndetësore Nyala është përuruar me ceremoni zyrtare nga ana e Presidentit të Sudanit, Omer Al-Beshir.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së përurimit, Presidenti Beshir bëri të ditur se kjo shkollë do të marrë përsipër një rol të rëndësishëm për ti përmbushur nevojat e vendit në sektorin e shëndetësisë, ndërsa shprehu falënderime ndaj Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, popullit dhe qeverisë turke për përkrahjen e dhënë popullit sudanezë.

Drejtori i Qendrës Afrikane për Hulumtime dhe Aplikime të Studimeve Shëndetësore të Universitetit të Shkencave Shëndetësore, Prof. Dr. Hasan Huseyin Eker tha se qëllimi i kësaj shkolle është të kontribuojë në trajnimin e personelit më të kualifikuar shëndetësorë në Sudan.

Ndërkaq lektori i Shkollës së Lartë të Shëndetësisë Nyala, Mesut Ikiz tha se shkolla ka filluar me punë me fillimin e vitit akademik 2018-2019./TRT