Stuhi bore në Ankara, 3 të vdekur dhe 40 të lënduar në aksidente

Në aksidentin e parë, një autobus u rrokullis në qarkun Sereflikovhisar të Ankarasë, ndërsa një aksident i ngjashëm ka ndodhur në qarkun Kirsehir në juglindje të Ankarasë ku si pasojë tre persona mbetën të vdekur

Të paktën tre persona të vdekur dhe 40 të lënduar është bilanci i dy aksidenteve në trafik me autobusë mëngjesin e sotëm në afërsi të Ankarasë, e cila u kaplua nga një stuhi e borës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksidentin e parë, një autobus u rrokullis në qarkun Sereflikovhisar të Ankarasë, ku si pasojë janë lënduar të paktën 20 persona, të cilët kanë marrë trajtime mjekësore nga autoambulancat të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Një aksident i ngjashëm ka ndodhur në qarkun Kirsehir në juglindje të Ankarasë ku si pasojë tre persona mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë të lënduar.

Turqisë është kapluar nga reshje të dendura të borës dhe ngrica, ndërsa Ankaraja është rajoni më i goditur.

Nga shkaku i stuhisë në kryeqytetin e Turqisë është ndërpresë procesi mësimor, ndërkohë që shumë rrugë janë mbyllur për trafik.