Studime në SHBA/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata studentë, të cilët do të studiojnë në SHBA.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata studentë, të cilët do të studiojnë në SHBA.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Ambasada i fton të gjithë studentët që kanë aplikuar për studime “Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni.”

“Kam takuar shumë studentë të mrekullueshëm këtë verë që po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar. Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni. Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny dhe unë duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë! Na lini një shënim në hapësirën e komenteve.”-thuhet në mesazhin e ambasadës.