Studentët vullnetarë gëzuan fëmijët jetimë në Somali

Studentët vullnetarë nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) lumturuan fëmijët jetimë të Somalisë.

Studentët vullnetarë nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) lumturuan fëmijët jetimë të Somalisë.

Në kuadër të “Programi i Ndarjes së Eksperiencës 2018”, vullnetarët e TIKA-s, që gjenden në Mogadisho, Kryeqytetin e Somalisë vizituan dhe shpërndanë lodra në Jetimoren dhe Shtëpinë e Rehabilitimit të Fëmijëve të Rrugës, Kadera.

Studentët morën informacione nga autoritetet në lidhje me jetimoren dhe kaluan kohë me fëmijët duke i bërë të lumtur me lodra.

Pastaj të rinjtë vizituan Fakultetin e Bujqësisë Anadolu, që është shkollë bujqësore me praktikë e ndërtuar nga Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ata morën informacione nga koordinatori i Fakultetit, Halim Kesici dhe provuan fruta-perimet që prodhohen në këtë shkollë.

Programi që përfshin ndarjen reciproke të eksperiencës së studentëve nga vende të ndryshme të hapësirës gjeografike ku vepron TIKA në vende të ndryshme si Afrikë, Azi, Ballkan dhe Lindje e mesme, ka si qëllim që studentët me arsim në universitete të ndryshme të Turqisë të krijojnë “ura miqësie” me studentët e vendeve të tjera.

Rreth 500 studentë që në kuadër të “Programit të Ndarjes së Eksperiencës 2018”, deri në datën 8 shtator do të shkojnë në rreth 30 vende, duke parë nga afër aktivitetet e Turqisë dhe organizatave të shoqërisë së Turqisë në këto vende, do të marrin pjesë në rreth 100 projekte, raporton.

Në kuadër të programit të TIKA-s, studentët e universitetit do të vizitojnë Nigerin, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Burkina Fason, Algjerinë, Xhibutin, Çadin, Marokun, Ganën, Gjeorgjinë, Kamerunin, Malin e Zi, Kazakistanin, Kenian, Kolumbinë, Libanin, Maqedoninë, Mozambikun, Nambian, Uzbekistanin, Rumaninë, Senegalin, Serbinë, Somalinë, Sudanin, Tanzaninë, Tunizinë, Jordaninë, Moldavinë dhe Afrikën e Jugut.