Një turist bullgar është gjetur i pajetë, pasi kishte humbur pranë malit të Jezercës.
Pas marrjes së njoftimit nga një tjetër turist bullgar, që kishte humbur kontaktet me të, nisën kërkimet nga toka dhe ajri me helikopterin e forcave të armatosura.
Por pas disa orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i turistit bullgar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje turistëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e guidave të specializuara për zonat e pashkelura dhe të rrezikshme.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:
Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.
Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.
Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.