Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë do të jetë i shpejtë

NATO është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton BBC.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, Stoltenberg tha se i takon secilit vend të vendosë nëse do të aplikojë për anëtarësim, por ata do të ‘mirëpriteshin me krahë hapur nga NATO’ nëse vendosin ta bëjnë këtë.

Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s do të mbështesë gjithashtu të dyja vendet në periudhën e ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit zyrtar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, është shprehur më herët se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, atëherë Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën”, duke marrë edhe ajo masat e saj.