Sot nis viti i ri shkollor! 29 mijë fëmijë nisin klasën e parë

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisin sot vitin e ri shkollor.

70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollave rreth 29 fëmijë që nisin klasën e parë.

Për herë të parë në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë pranuar edhe ata që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në  1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.

Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ky vit që nis në 11 shtator do të përfundojë në 14 qershor.

Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të Prillit.