Sot Kombëtarja në fushë për Euro 2024, Silvinjo nuk i trembet polakëve

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e të dielës në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e sotme ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”

Trajneri Silvinjo u shpreh se e njef kundërshtarin, e vlerëson forcën e tij por theksoi se skuadra e tij është gati dhe do të zbresë në fushën e lojës për të marrë rezultatin pozitiv

Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të njohur të gjithë lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 ndeshje dhe zgjodhëm 23 për këtë ndeshje të parë kualifikuese.

Të 23 futbollistët janë gati të zbresin në fushë tha Sylvinjo. Edhe Abrashi që dy ditë më parë shfaqi një gjëndje gripale është gati.

“Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi e Seferi, të cilët më kanë pëlqyer shumë. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë gati të “hanë barin në fushë” për të arritur objektivin tonë”, tha trajneri.

Për Cikalleshin Kombëtarja shqiptare do të luajë si një skuadër kompakte dhe e përqëndruar për të arritur një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, sulmuesi kuqezi u shpreh se objektivi kryesor është fitorja.

Ndeshja zhvillohet sonte në mbledhje në orën 20:45 minuta. Polonia vjen me objektiv për të fituar me çdo kusht këtë ndeshje pas humbjes që peson në ndeshjen e parë me Çekinë.