Gazetari i Euroneës Albania, Kosovë Gjoci ka raportuar mëngjesin e kësaj të hënë nga ambientet e jashtme të komunës së Zveçanit, ku sjellë në vëmendje situatën pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri.
Gjoci bëri me dije se 4 komunat në veri të Kosovës janë të rrethuara nga forcat e KFOR-it të cilët kanë vendosur një perimetër sigurie dhe nuk lejojnë afrimin e qytetarëve serbë pranë objekteve. Ai shtoi se përgjithësisht situata është e qetë, ndërkohë që përplasje ka pasur vetëm në komunën e Zveçanit, ku kanë qenë protestuesit serbë ata që kanë sulmuar me gaz lotsjellës policinë.
Por pas ndërhyrjes së policisë, situate është nën kontroll dhe e qetë.
“Qytetarët e Leposaviçit janë mbledhur këtu për të protestuar, rreth zhvillimeve që ka ndodhur në veri. Deri tani nuk ka ndodhur ndonjë problem apo telash, protestuesit qëndrojnë të qetë nga njëra anë ndërkohë që nga ana tjetër janë të vendosora trupat e KFOR-it. Nuk na është konfirmuar zyrtarisht, por kemi informacion se kryetari i komunës së Leposaviçit, zoti Etemi ndodhet në zyrë. Ai ka ardhur shumë herët rreth orës 5 së mëngjesit dhe është future brenda. Edhe pse ky dhe 3 kryetarët e tjerë të veriut kanë qenë të ftuar në një takim nga ambasadori amerikan, në takim kanë shkuar vetëm dy kryetarët që vijnë nga radhët e PDK-së dhe jo dy të tjerët që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes
Ndërkohë në dy komunat e tjera është qetë, megjithatë ka pasur zhvillime dhe aty, ku në komunën e Zveçanit protestuesit kanë tentuar të hyjnë në objektin e komunës. Policia bën me dije se kanë qenë protestuesit ata që kanë përdorur gaz lotsjellës. Policia ka përdorur sprej dhe mjete të tjera që t’i ndalojë, edhe me kaq ka përfunduar kjo situatë.
Në Leposaviç dhe Zubin Patok është qetë, ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve serbë që po qëndrojnë përpara objekteve të komunës por që nuk lejohen t’u afrohen godinave nga forcat e KFOR-it”, tha Gjoci.