Situata e COVID/ Pesë persona të infektuar, tetë të tjerë të shtruar në spital

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit pas 167 testimeve të kryera.

Qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë.

Gjithsej janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 167

Testime totale 2,039,554
Raste pozitive 333,488
Raste të shëruara 329,738
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Vlorë 7
Berat. 5
Lezhë. 4
Shkodër. 3
Korçë. 3
Durrës. 1