Siri, YPG/PKK sulmon rajonet nën kontrollin e opozitarëve

Organizata terroriste YPG/PKK ka kryer sulme provokative në rajonin Marea nga zona e quajtur Tel Rifat, që e ka pushtuar duke u përhapur nga Afrini drejt juglindjes

Mësohet se ka patur konflikte të armatosura pas sulmeve të organizatës terroriste YPG/PKK në rajonin Marea, që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në territorin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

YPG/PKK ka kryer sulme provokative në rajonin Marea nga zona e quajtur Tel Rifat, që e ka pushtuar duke u përhapur nga Afrini drejt juglindjes.

Si pasojë e zjarrit me armë të hapur nga terroristët kanë humbur jetën 3 pjesëtarë nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS) dhe janë plagosur 5 të tjerë të cilët janë dërguar në spitalet në rajonin Marea.

Pjesët lindore, jugore dhe perëndimore të rajonit Marea që ndodhet vetëm 20 km nga kufiri i Turqisë që prej vitit 2015 e deri tani ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste.

Me sulmet provokative të kryera po bëhen përpjekje për prishjen e qetësisë së vendosur nga Turqia në rajonin Marea.

Marea, një prej rajoneve ku jetojnë intensivisht civilë, përballet me sulmet e ndërmarra nga organizata terroriste YPG/PKK.